Bieta Sulo dhe Meghan Makle bëjnë 'xing' me të njëjtin fustan

Mediale Vip

Bieta Sulo dhe Meghan Makle bëjnë 'xing' me të njëjtin fustan

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Bieta Sulo dhe Meghan Makle

Nuk janë të pakta rastet kur vajzat e njohura bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje.

Kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Dy personazhet që kanë bërë së fundmi ‘xing’ me fustanin e njëjtë, janë Bieta Sulo dhe Meghan Markle. 

Ditën e sotme në emisionin e pasdites Bieta u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant, i cili e bënte të binte shumë në sy. Por nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ moderatorja e ëmbël ka treguar se këtë model fustani më parë e ka veshur edhe Dukesha Meghan Markle. 

Meghan e ka pasur të veshur në një nga daljet e saj publike dhe fustani është komentuar shumë pozitivisht.“Shiko, shiko. Meghan dhe unë me të njëjtin fustan. Kuptohet princeshave ju rri më mirë”,- shkruan Bieta.Pavarësisht se njëra është bionde dhe tjetra brune, dy vajzat duken shumë bukur me këtë fustan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat