Befason Bebe Rexha, ka udhëtuar 87 herë me aeroplan deri më tani brenda vitit

Mediale Vip

Befason Bebe Rexha, ka udhëtuar 87 herë me aeroplan deri më tani brenda vitit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:59
Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë shumë e angazhuar këtë vit.

Ajo solli muaj më parë albumin e saj të ri “Expectiations”, dhe më pas klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është shndërruar në një hit të padiskutueshëm.

Rexha ka performuar këtë vit edhe në evnetet e mëdha botërore si “TeenChoise Music Awards”, “MTV EMA”, emisionet e “Jimmy Fallon”, si dhe në shumë spektakle tjera.

Duke qenë kaq e angazhuar, udhëtimet nga një shtet në tjetrin, janë bërë diçka e zakonshme tashmë për këngëtaren.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke treguar se sot ka bërë udhëtimin e saj të 87-të me aeroplan privat, brenda një viti.

“Udhëtimi im i 87 i këtij viti. A do të arrij 100 para vitit të ri?”, shkruan këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që pak javë më parë, e njëjta është paraqitur në ngjarjen më të madhe të modës në botë – sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat