Aktorët turq romancën në serial po e vazhdojnë edhe në jetën reale

Mediale Vip

Aktorët turq romancën në serial po e vazhdojnë edhe në jetën reale

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:49
Demet Ozdemir dhe Can Yaman

Duket se dashurinë në serial, “Erkenci Kus”, po e vazhdojnë edhe në jetën reale.

Demet Ozdemir dhe Can Yaman janë aktorët kryesorë të serisë, gjersa janë parë së bashku edhe në ndejë gjer në orët e para të mëngjesit.

Mediat turke raportojnë se dyshja mori pjesë në ndejën e organizuar me rastin e ditëlindjes së aktores Asl? Zengin.

 

Ben demiyorum ,onlar diyor... #ErkenciKu? #canyaman #demetözdemir @canyaman @1demetozdemir

A post shared by Erkenci Ku? (@erkencikusvideo) on

Pas ndejës private, çifti ka shkuar në një disko teksa janë argëtuar në shoqëri të njëri-tjetrit, ku thuhet se ka pasur edhe përkëdhelje mes tyre.

Në një fotografi të publikuar së fundi, 29-vjeçari shihet duke i kapur në disa raste faqen bukuroshes, tre vjet më të re në moshë se ai.

“Ishim së bashku vetëm në një mbrëmje”, ishte përgjigja e aktores duke dal nga ndeja për të shtuar se nuk ka asgjë mes tyre.

Ndryshe, kujtojmë se Yaman kohë më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat