Darka romantike e Cristianos me Georginan, 35 mijë dollarë vetëm në dy shishe verë!

Mediale Vip

Darka romantike e Cristianos me Georginan, 35 mijë dollarë vetëm në dy shishe verë!

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Cristiano Ronaldo me djalin dhe Georgina Rodriguez

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka shpenzuar afër 35 mijë dollarë vetëm për dy shishe venë, momente të cilat i ndau me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

Këto shpenzime ylli i futbollit i bëri në një darkë mes çiftit, gjatë qëndrimit të tyre në Angli derisa festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre.

Dollarët u derdhën vetëm në dy shishe të venës duke përjashtuar elementet tjera të darkës romantike fotografitë e së cilës shfaqin Georgina Rodriguezin tejet tërheqëse në një fustan të zi.

Çifti zgjodhen që këtë mbrëmje romantike të shoqëruar edhe nga djali i Cristiano Ronaldos, ta kalojnë në një ndër restorantet më luksoze në Londër të quajtur Zela Ibiza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat