Kanye West më bamirës se kurrë

Mediale Vip

Kanye West më bamirës se kurrë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Kanye West

Këngëtari Kanye West ka dhuruar 150 mijë dollarë për familjen e Jamel Roberson.

Kjo pasi Roberson, i cili ishte roje kishte arritur ta kapte një të dyshuar, të cilin policia e kishin nën shënjestër, por ata kishin qëlluar tragjikisht rojën.

Roberson ishte babi i një djali nëntë muajsh, West në anën tjetër menjëherë pasi e kuptoi këtë tragjedi vendosi që donacionin e tij ta bënte në GoFundMe.

Faqe të cilën familja e tij e kishte krijuar menjëherë pas vrasjes së Roberson me 11 nëntor, e gjitha kjo për ta ndihmuar të rritet djalin e tij nëntë muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat