'Menduan se kisha vdekur', Aurela Hoxha rrëfen problemet me alkoolin

Mediale Vip

'Menduan se kisha vdekur', Aurela Hoxha rrëfen problemet me alkoolin

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:02
Aurela Hoxha

Modelja shumë e komentuar në media e rrjete sociale si për fotot provokuese dhe për jetën private Aurela Hoxha së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku gjatë intervistës ka folur dhe për problemet me alkoolin.

Aurela u shpreh se rastet kur ajo pi janë shumë të rralla por ajo ka rrëfyer një episod kur e kishte tepruar dhe ishte bërë aq keq, saqë vëllezërit mendonin se kishte vdekur:

“Në ditëlindjen e vëllait në SHBA, shkova surprizë dhe gjatë festës një grua që punonte aty tha, t’i duhet të pish ndonje gotë sepse ne jemi mbledhur për të respektuar vëllain tënd. Unë piva dy gota dhe u bëra shumë keq. U zgjova në shtrat dhe të gjithë ishin tmerruar, vëllezërit menduan se kisha vdekur.

'Por kur u zgjova i thash që të qetësohen sepse e kam vetëm nga alkooli”, përfundoi Aurela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat