Jessie J: Betohem se një ditë do të bëhem nënë

Mediale Vip

Jessie J: Betohem se një ditë do të bëhem nënë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Jessie J

Pasi kishte marrë lajmin nga doktori i saj se ajo nuk mund të ketë fëmijë, këngëtarja e famshme Jessie J, megjithatë nuk ka hequr dorë.

30-vjeçarja e cila është në lidhje dashurie me aktorin Channing Tatum, ka thënë për People se ajo një ditë, në një të ardhme, do të bëhet nënë.

“Betohem se një ditë unë do të bëhem nënë”, ka thënë J.

Ajo ka thënë se ka hequr dorë nga shumë dieta që i janë rekomanduar nga doktori, por s’ka hequr dorë nga mundësia që të bëhet nënë e të sjellë në jetë një fëmijë të saj.

“Po bëj të pamundurën që kjo të ndodh, po e bëjë të pamundurën në atë që trupi im mund të ofrojë”, është shprehur këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat