Gazetarët i thonë se nuk e ke merituar famën, Gigi iu përgjigjet e nervozuar

Mediale Vip

Gazetarët i thonë se nuk e ke merituar famën, Gigi iu përgjigjet e nervozuar

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:56
Gigi Hadid

Gigi Hadid nuk ka kohë për njerëzit që e vënë në pyetje suksesin e saj.

Për ata që nuk e dinë, 23 vjeçarja, bashkë me motrën e saj, Bella dhe vëllanë, Anwar, janë fëmijët e sipërmarrësit të pasur, Mohamed Hadid dhe ish-modelës, Yolanda Hadid.

Sipas Gigit, vetëm pse ajo vjen nga një familje e privilegjuar nuk nënkupton që ajo nuk ka punuar shumë për arritjet e saj në karrierë.

Gjatë një ngjarjeje të Reebok në Sidnei të premten, më 16 nëntor, supermodelja u përballë me fansat që famën e saj ia atribuojnë nepotizmit, raporton Daily Mail.

“Njerëzit thonë se unë nuk e meritoj të jem këtu ku jam vetëm se unë vij nga një familje e suksesshme, por prindërit kanë punuar fortë”, tha ajo.

“Babai im ishte një refugjat, nëna ime ishte në fermë, ajo shkoi në New York dhe punoi për të dërguar para familjes së saj. Ata punuan dhe më dhanë një jetë të mirë sepse punuan fortë, edhe unë punoj shumë për të pasur këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat