Për shkak të aksidentit dhe sëmundjeve, aktorit Frankie Muniz nuk i kujtohen rolet që ka luajtur

Mediale Vip

Për shkak të aksidentit dhe sëmundjeve, aktorit Frankie Muniz nuk i kujtohen rolet që ka luajtur

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Frankie Muniz

Frankie Muniz është një aktor i njohur kryesisht përmes rolit të tij në serialin “Malcolm in the Middle” që është transmetuar gjatë viteve 2000-2006.

Megjithatë, nga ajo kohë, ai ka pësuar dy goditje në tru dhe nuk e mban mend se ndonjëherë e ka luajtur rolin e Malcolmit.

Në vitin 2005, Muniz nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Jensen Motorsport si vozitës garash.

Ai arriti që me shumë sukses ta vazhdonte karrierën edhe në automobilizëm edhe në aktrim, mirëpo shumë shpejt nisi të kishte probleme serioze me shëndetin.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Frankie u tërhoq nga garat, ndërsa në vitin 2009 pësoi një aksident, në të cilin e lëndoi shtyllën kurrizore dhe pati lëndime edhe në brinjë dhe në duar.

Image

Në vitin 2012, pati një goditje më të vogël në tru, ndërsa një vit më pas e pati edhe një tjetër.

“Mendoj se po flasim për lëndimet e mia secilën ditë, sepse kam trupin e një plaku. Jam 31 vjeçar, ndërsa trupi im duket dhe tingëllon sikur të jem 71 vjeç”, është shprehur aktori.

Më tej, ai ka folur haptas për pasojat që ia kanë lënë këto lëndime.

“Për shkak të gjithë atyre që më kanë ndodhur, nuk më kujtohet se e kam luajtur Malcolmin. Nganjëherë ndihem keq për këtë dhe kur e shikoj serialin më duket sikur nuk e kam xhiruar unë. Do të dëshiroja të më kujtoheshim shumë gjëra, por nuk mbaj mend asgjë”, është shprehur Muniz.

E dashura e tij, Paige Price, shkruan ditar, në mënyrë që t’ia kujtojë disa gjëra, në rast se kujtesa i dështon tërësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat