Ylli i Bollywood, Amitabh Bachchan ka paguar kreditë e fermerëve në Indi me vlerë më shumë se 500.000 dollarë.
Ai shkroi në blogun e tij të martën se kishte marrë nën kujdesin e tij 1.398 fermerë duke u paguar borxhet.
Të gjithë fermerët janë nga shteti verior i Uttar Pradesh, ku Bachchan ka lindur.
Dhjetra fermerë indianë 'luftojnë' me borxhet që kanë.
Për dekada me radhë, industria bujqësore është dëmtuar nga thatësira, shterimi i ujit, rënia e prodhimeve dhe mungesa e pajisjeve moderne.
Vetëvrasjet e fermerëve kanë qenë të lidhura me pamundësinë e tyre për të paguar borxhet. Të paktën 300.000 fermerë kanë vrarë veten që nga viti 1995, raporton BBC