Cher rrëfen suksesin gjigand kur qe vetëm 19 vjec: “ishim në varfëri ekstreme, dhe për dy ditë, u bëmë të famshëm“!!!

Mediale Vip

Cher rrëfen suksesin gjigand kur qe vetëm 19 vjec: “ishim në varfëri ekstreme, dhe për dy ditë, u bëmë të famshëm“!!!

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:49
Cher dhe Sonny Bono

Në të gjithë botën, do të bëhej e famshme kur ishte vetëm 19 vjec dhe që prej atëherë, karriera e saj muzikore nuk reshti më. 50 vjet më vonë, Cher tregon sesi shiti miliona albume në krah të ish bashkëshortit, Sonny Bono.

Të dy krijuan duo-n Sonny & Cher, dhe lansuan hitin „I Got You, Babe”. Gjithcka ndryshoi brenda natës, thotë ajo. Duket e pabesueshme, por kështu ndodhi vërtet. Nuk e kuptuam as vetë sesi; ishim shumë të varfër dhe pastaj, nuk kaluan vecse dy-tre ditë, e papritur, bum, ishim të famshëm!!

Cher shpjegon se pavarësisht faktit që shumë njerëz kanë dashur t`i shkatërrojnë karrierën, e ka gjetur gjithmonë motivimin për të ecur përpara.

Kam pasur plot dështime në jetë, shton ajo, edhe kishte momente kur i thosha vetes: “Oh, tani more fund!“, por pastaj ngrihesha në këmbë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat