Rita Ora ia kushton albumin e dytë DJ të ndjerë Avicii

Mediale Vip

Rita Ora ia kushton albumin e dytë DJ të ndjerë Avicii

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:05
Rita Ora

Rita Ora thotë se albumi i dytë i shumëpritur i është kushtuar Avicii, i cili vdiq më parë këtë vit.

Këngëtarja, 27, ka punuar me DJ suedez për këngën e saj Lonely Together, e cila u lansua në gusht të këtij viti.

Ajo ka nderuar producentin e ndjerë, i cili kreu vetëvrasje të dyshuar, duke e përfshirë atë në këngën në albumin e saj të ri Phoenix.

"Unë nderoj atë duke vënë Lonely Together në album. Ai ishte një njeri i pabesueshëm dhe një talent i tillë. Ne ishim miq shumë të mirë dhe ai ndryshoi jetën time. Në një mënyrë, albumi i është dedikuar atij”, tha Ora.

Ora lansoi albumin e saj - i pari që nga debutimi i saj Ora në 2012 - në një ndejë private në Annabel Mayfair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat