Fatmir Sufa: Guxova me trendin e orgjive në klipe dhe lashë pas të famshmit me 2 milionë ndjekës

Mediale Vip

Fatmir Sufa: Guxova me trendin e orgjive në klipe dhe lashë pas të famshmit me 2 milionë ndjekës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Fatmir Sufa

Ai dhe shumë femra. Kjo është pamja që përsëritet në klipet e këngëtarit të ri Fatmir Sufa.

Është identifikuar si Dan Bilzeriani shqiptar, miliardieri 37-vjeçar amerikan që komentohet në mbarë botën për jetën e shthurur mes femrave, armëve, parave, pokerit si një star i botës së internetit.

Fatmiri ka guxuar me klipet e tij, duke futur trendin e orgjive, skena që kanë shtuar kuriozitetin e ndjekësve në rrjetet sociale. Ai ka arritur të ketë 2 milionë ndjekës deri tani, shifër kjo me të cilën ai ka lënë pas emra të famshëm të muzikës e showbizz-it shqiptar.

Pas “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, këngëtari 24- vjeçar ka provuar tjetër sukses me klipin “Show”, në skenat e të cilit shihet i rrethuar nga 40 vajza, të gjitha balerina e modele. Për “Panorama Plus” ai tregon se si ia doli të bëhet 1-shi i rrjeteve sociale në dy vjet.

Për ata që s’të njohin, kush je ti në tregun e muzikës?

Unë jam këngëtar dhe DJ, që punoj për club-et më të njohura në botë. Jetoj në Tiranë, por me origjinë jam nga Dibra. T’ju them të drejtën, klipin e parë e publikova në vitin 2010, por famën e mora para dy vitesh në “Instagram”.

Një nga klipet e tua të njohura, me titull “Show”, sjell skena të jetës seksuale pa limite. Femra dhe orgji, është ky trendi që tërheq më shumë vëmendjen edhe në muzikë?

Deri diku po. Për këtë klip bashkëpunova me dy këngëtarë shumë të njohur nga Bullgaria, Silver & Jamaikata dhe ia arritëm qëllimit për të rënë në sy.

Prania e shumë femrave të kanë shndërruar në fenomenin e ri në tregun e muzikës. Pse ke zgjedhur shfrenimin me shumë femra dhe jo profilin e djalit që ia shpreh dashurinë vetëm njërës?

Do të ndodhë edhe kjo, por në projektet e radhës.

Si pjesë e botës së reperave, cili mendon se është më aventurieri me femrat në kuptimin e plotë të fjalës?

Aventura me femra bëjnë të gjithë reperat nga pak, se kështu do loja.

Image

Cilat janë personazhet VIP që i lë pas me ndjekës në “Instagram”?

Mbaj mend që në fillim lashë pas Elvana Gjatën dhe Luana Vjollcën.

Të kanë krahasuar me mbretin e “Instagram”-it në botë, Dan Bilzerian. Çfarë të përbashkëta ke me të si personazh?

Këtë emër e kam mësuar nga mediat dhe portalet online. Ata më quajnë “Dan Bilzeriani shqiptar”. Unë them ndoshta nga fakti që postoj shumë foto me femra në rrjetet sociale, njësoj si ai.

Si i ke bindur vajzat të bëjnë skena provokuese me ty në publik?

Nuk është aspak e vështirë, pasi unë kam shumë shoqëri me femra.

Cila është mosha e tyre dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë për të qenë pranë teje?

Image

Mosha e tyre varion nga 18- 21 vjeçe. Kriteri është të jenë vajza seksi.

Ke marrëdhënie seksuale me vajzat?

Po tani, si mendoni ju?

Kjo do të thotë që rrezikon më shumë se të tjerët, duke ekspozuar jetën private për të fituar sa më shumë ndjekës?

Po tani kuptohet!

Je shprehur se fiton shumë para nga “Instagram”-i, sa shkon shuma?

Të them të drejtën, edhe nga muzika kam fitimet e mia, por më shumë kam përfitime nga “Instagram”-i, shumë e cila varion nga 200$-1000$ në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat