Flet moderatorja shqiptare: Kjo është arsyeja përse qesha në transmetim direkt

Mediale Vip

Flet moderatorja shqiptare: Kjo është arsyeja përse qesha në transmetim direkt

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:49
Pranvera Borakaj

Një video e moderatores Pranvera Borakaj që qeshte në transmetim live në emisionin e saj, bëri xhiro nëpër internet sot.

Pasi videoja e saj beri xhiron e medieve, prezantuesja e njohur shqiptare Pranvera Borakaj ka treguar arsyen se përse ka qeshur.

Në një prej puntatave të emisionit ajo ishte duke pritur një lidhje me Skype. Por pasi lidhja nuk u realizua, moderatorja ia plasi të qeshurës dhe nuk kishte njeri që ta ndalte.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik. Këto janë gjera që ndodhin në një transmetim live”, shprehej Pranvera ndërkohë që zëri i dridhej nga e qeshura.

Por duke qenë se ne nuk shihnim asgjë tjetër përveç moderatores, u bëmë kuriozë të dinim se cila ishte arsyeja që qeshi ajo. Olti Curri e ka pyetur Pranverën në Instagram, dhe nuk ka vonuar përgjigja e saj:

“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me Skype, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu, aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkundi. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat