Nenkryetari Kamberi vizitoi disa shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Mitrovica

Nenkryetari Kamberi vizitoi disa shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 19:22
Nenkryetari Kamberi dhe drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri vizita në shkolla

Sot, të gjitha shkollat e komunës së Mitrovicës, hapën dyert për të filluar vitin e ri shkollor, me ç’rsat nënkryetari i Komunës së Mitrovicës i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri, kanë dalur për të vizituar disa shkolla të komunës sonë.

Ata fillimisht vizituan gjimnazin “Frang Bardhi”, pastaj SHFMU “Abdullah Shabani” si dhe shkollën fillore ”Ismail Qemali” për tu njoftuar rreth përgatitjeve të bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nënkryetari Kamberi ka uruar drejtorët, mësimdhënesit dhe nxënesit  për fillimin e vitit të ri shkollor duke ju deshiruar një vitë të mbarë e me plotë suksese.

”Nga  mësimdhënësit tanë kërkoi që të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre me plotë vullnet dhe seriozitet që të ndikojnë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, ndërsa të gjithë fëmijëve që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës ju dëshirojë suksese në rrugëtimin e tyre shkollor”, shtoi Kamberi.

Pajazit Hajzeri, drejtor i Arsimit, ka thënë se gjithçka ka qenë gati për fillimin e procesit edukativo-arsimor në nivelin parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Ai ka bërë të ditur se në shkollën e mesme të mjekësisë “Xheladin Deda” mësimi nuk ka filluar sot, për shkak të punimeve në objektin e ri, ndërkaq sipas tij, orët e humbura do të kompensohen të gjitha.

Po ashtu, drejtori Hajzeri thotë se i gjithë stafi është angazhuar dhe të gjitha përgatitjet janë bërë që të fillojë me kohë ky vit i ri shkollor.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat