Dy shkolla në një objekt, nxënësit protestojnë nesër në Mitrovicë

Mitrovica

Dy shkolla në një objekt, nxënësit protestojnë nesër në Mitrovicë

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Ka shumë kohë që shkolla e mesme e mjekësisë në Mitrovicë, “është bashkuar” me shkollën teknike. Duke qenë se tash e sa kohë në një objekt mbahet procesi mësimor i dy shkollave, një gjë e tillë paraqet problem për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Rreth 7 vjet me radhë, procesi mësimor në këtë shkollë mbahet me orar të shkurtuar.

Lidhur me këtë, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë, do të protestojnë të hënën para objektit të ri shkollor në Mitrovicë.

Protesta sipas njoftimit do të mbahet nga ora 7:30 në lagjen “Bair”, pranë Spitalit Regjional, ku edhe është objekti i ri i shkollës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat