Bahtiri iu bënë thirrje qytetarëve për qetësi, kërkon nga serbët që të mos ngrisin tensione

Mitrovica

Bahtiri iu bënë thirrje qytetarëve për qetësi, kërkon nga serbët që të mos ngrisin tensione

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:47
Agim Bahtiri

Pas mbledhjes së një grupi të serbëve afër Urës së Ibrit në Mitrovicë, të cilët siç thuhet po protestojnë për “mos rrëzimin e murit të ndërtuar aty”, ka reaguar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili iu ka bërë apel qytetarëve për qetësi.

Bahtiri ka thënë se qytetarët duhet të kenë besim në veprimet e Qeverisë së Kosovës, derisa qytetarëve serbë iu ka bërë thirrje që të mos ngrisin tensione.

“Pavarësisht situatës që mund të krijohet, i lus qytetarët e Mitrovicës që ta ruajnë gjakftofësinë, të rrinë të qetë dhe t’i lënë institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë diplomatike.

Pra, qytetarët duhet të kenë besim në veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë duhet të jenë të qetë, pasi që ne nuk dëshirojmë tensione, por dëshirojmë një qytet të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, do t’ia dalim. Njëkohësisht, qytetarëve serbë ju bëjë apel që të mos ngrisin tensione, sepse institicionet e Kosovës do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat