U mbajt mbledhja e kryesisë dhe e këshillit drejtues të OVL-UÇK në Mitrovicë

Mitrovica

U mbajt mbledhja e kryesisë dhe e këshillit drejtues të OVL-UÇK në Mitrovicë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:35
Pamje nga takimi

OVL-UÇK, dega në Mitrovicë ka mbajtur sot takimin e radhës.

Njoftojmë të gjithë anëtarët e OVL-UÇK-së, dega në Mitrovicë se me datë 23/02/2017, në ora 15:00 kemi mbajtur takimin e radhës të Kryesisë me këtë:

REND DITE

1. Situata aktuale dhe e Sigurisë

(shqetësimet rreth situatës në pjesën verore të qytetit e që lidhen me stërvitjet e paramilitarëve të serbisë dhe rusisë, lëvizja e lirë e tyre në atë pjesë pa kurrfarë frike nga organet e rendit, provokimet me trenin, ndërtimi i murit, etj. Kryesia e OVL-UÇK shpreh shqetësimet e saj dhe ndjehet e revoltuar lidhur me këto provokime të panderprera dhe të planifikuara e orkestruara në kuzhinat e Beogradit)

2. Përgatitjet për shënimin e Epopesë së UÇK-së, 5, 6 dhe 7 Mars

(të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin, të marrin pjesë në Epopenë e Jasharajve, si dhe të organizohen seksionet me anëtarët e tyre për pjesëmarrje)

3. Kartelat e OVL-UÇK-së

( U bëjmë thirrje veteranëve të rajonit të Mitrovicës që sa ma shpejtë të pajisen me kartela, në mënyrë që të mos kenë probleme gjatë realizimit të të drejtave të tyre dhe kryerjen e shërbimeve në institucionet shtetërore të Kosovës, benifite që u takojnë me Ligj)

4. Të ndryshme

(u bisedua rreth vizitave të familjeve të dëshmorëve, varrezave të dëshmorëve dhe përgatitjeve tjera që lidhen me veteranë që të jenë të paraqitur në opinion ashtu si i ka hije një veterani.

Po ahtu u bisedua rreth përpilimit të rregullores së brendshme të punës të OVL-UÇK në Mitrovicë, për ndarjen dhe obligimet e secilit përfaqsësues të seksionit në raport me anëtarin e saj).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat