Të shtunën dhe të dielën, KFOR-i, në bashkëpunim me FSK-në, do e realizojnë inspektimin e urës MBJ në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikatë për media ku për më tepër thuhet se ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht.
“Gjatë këtij aktiviteti, ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht. Me qëllim të garantimit të lëvizjes, tranziti i automjeteve do të ridrejtohet përmes tunelit.
Gjatë këtyre ditëve personeli i PK-së do ta shpallë mbylljen e urës MBJ me njoftime rreth asaj zone dhe përmes “RADIO MITROVICËS”.
KFOR-i bën përpjekje që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut”, thuhet në komunikatën për media./BS.