Bahtiri fton të gjithë ambasadorët të dërgojnë përfaqësues në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri fton të gjithë ambasadorët të dërgojnë përfaqësues në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:04
Agim Bahtiri

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga AKR Agim Bahtiri, ka kryer obligimin qytetar, duke votuar sot rreth orës 11:30 në shkollën ‘Harun Beka’ në Gushavc.

Ai ka ftuar policinë dhe hetuesinë e Kosovës që të kryejnë punën e tyre sipas ligjit për shkak të siç u shpreh ai, situatës jo të lakmueshme të sigurisë në Mitrovicë.

Bahtiri po ashtu ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë.

Bahtiri: Ftoj të gjithë ambasadat që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë

“Mesazhi im është që të gjithë qytetarët i madh e i vogël prej 18 deri në 100 vjet me votu, sepse është ditë e madhe për Mitrovicën…Njëkohësisht kisha me i ftue policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë, por edhe ndërkombëtarët, të gjithë ambasadorët që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë, sepse Mitrovica është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, ka thënë Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat