IADK mbetet partner strategjik për Mitrovicën edhe në vitin 2018

Mitrovica

IADK mbetet partner strategjik për Mitrovicën edhe në vitin 2018

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:02
Mitrovicë

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, dhe shefi i Bujqësisë, Jeton Bajrami, kanë pritur në takim drejtorin e  IADK-së, Zenel Bunjaku, me të cilin kanë biseduar rreth përkrahjes së fermerëve  dhe  realizimin  e projekteve të përbashkëta për vitin 2018.

Drejtori Sadiku me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, vlerësoi të suksesshëm bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës dhe premtoi se IADK do të vazhdoj të mbështesë projekte nga fusha të ndryshme të fermerëve mitrovicas.

Ndërsa shefi i Bujqësisë, Jeton Bajrami, ka thënë së IADK do të vazhdoj të mbetet partner strategjik për komunën e Mitrovicës edhe në vitin 2018, prandaj komuna mirëpret  bashkëpunimin me IADK-në, por edhe me të gjithë partnerët dhe donatorët me të cilët ka krijuar një partneritet afatgjatë në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit në Mitrovicë.

Gjatë këtij takim drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku janë dakorduar për përcaktimin e projekteve prioritare në mënyrë që ato të implementohen me sukses gjatë vitit 2018  në Komunën e Mitrovicës,  e që janë në interes të qytetarëve dhe fermerëve.

Drejtori Sadiku ka falënderuar IADK-në e cila nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim edhe grupet e margjinalizuara, minoritetet fetare e etnike, fermerët dhe gratë shtëpiake nga zonat e thella rurale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat