Sholtes: Autorët e vrasjes të dalin para drejtësisë

Mitrovica

Sholtes: Autorët e vrasjes të dalin para drejtësisë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:38
Igor Sholtes

Raportuesi për Kosovën në PE, Igor Sholtes, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje për sjelljen e autorëve të rastit para drejtësisë.

“E dënoj ashpër vrasjen dhe u bëj thirrje institucioneve relevante për të bërë gjithçka që kanë në dorën e tyre për të sjellë fajtorët para drejtësisë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime familjes Ivanoviq, duke thënë se ky akt i tmerrshëm nuk duhet të nxisë hakmarrjen dhe dhunën, e cila mund të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat