Nën kryesimin e nënkryetarit të Komunës, Faruk Mujka, të hënën në ambientin e Komunës, bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar një varg çështjesh me rëndësi në interes për qytetarëve e Mitrovicës.
Në këtë mbledhje fillimisht si pikë e rëndësishme diskutimi ishte gjendja e përgjithshme në territorin e Mitrovicës, pas reshjeve të dendura të shiut.
Në fjalën e tij drejtori i drejtorisë së DMSH- Musa Dragaj, njoftoj të pranishmit se në bazë të vizitave në terren, situata pas reshjeve të shiut në territorin tonë qëndron më mirë, në përjashtim të disa zonave ku për shkak të disa bllokimeve kanalesh kanë rezultuar me vërshime në atë pjesë.
Me këtë rast drejtori i DMSH-së Musa Dragaj, propozojë formimin e një komisioni për verifikimin e gjendjes faktike në teren dhe dëmeve të shkaktuara, ku në bazë të të gjeturave të këtij komisioni komuna do të shqyrtoj mundësinë e ndihmesës për demet e shkaktuara nga vërshimet .
Drejtori Dragaj, ka falënderuar ekipin e zhytësve, të cilët kanë qenë në nivel të detyrës duke dhënë kontribut të madhe në vënien e situatës në kontroll.
Po ashtu fjalën e mori edhe përfaqësuesja e drejtorisë së shëndetësisë Albana Fejza, e cila i njoftoj të pranishmit lidhur me angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë, ku tregoj më tutje së është rritur dukshëm participimi për shërbimet shëndetësore në kuadër të QKMF-së .
Ajo bëri të ditur se muaji shkurt ka qenë muaji më i suksesshëm sa i përket participimit.
Zyrtarja Fejza, si shqetësim e paraqiti çështjen e Qendrës së Mjekësisë familjare, e cila po përballet me mungesë të hapësirave punuese, ajo kërkoj nga nënkryetari Mujka dhe drejtori i Urbanizmit që të dërgojnë një arkitekt sa më parë dhe të bëhet zgjedhje në këtë drejtim .
Gjatë kësaj mbledhje temë tjetër e diskutimit ishte edhe hapësira e pamjaftueshme e cila është në kushte mjaft të vështira, Qendra e Hendikosit ,meqë rast nënkryetari Mujka kërkoj nga drejtoria e Urbanizimit të gjendet një hapësirë më e përshtatshme për këtë kategori , mjaft specifike të shoqërisë sonë.
Në këtë mbledhje pati edhe propozime dhe diskutime të ndryshme, që kishin të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori ku me këtë raste drejtorët e drejtorive komunale njoftuan nënkryetarin Mujka, secili për punët e kryera në javën që shkoi dhe angazhimin e shtuar për përmirësimin e gjendjes në drejtoritë që përfaqësojnë.