Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunë e Mitrovicës, Iset Beka, gjatë ditës së sotme ka bërë nënshkrimin e një memorandum mirëkuptimi për orientim në karriere, me përfaqësues nga Lux Development.
Me këtë rast drejtori Beka, ka vlerësuar tejet lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke theksuar se kjo ka qenë një gjë e domosdoshme për orientimin ne karrierë të të rinjve tanë, përshtatjen e profileve profesionale për tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe për tregun evropian.
Nga ana tjetër përfaqësues nga Lux Dev, kanë thënë se po përpiqen që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane.
Qëllimi i këtij memorandumi është që të ngritët niveli i arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane, këshillimi dhe orientimi në karrierë për të gjithë të rinjtë tanë.
Në këtë takim, u tha se do te këtë edhe trajnime të ndryshme për të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave ku do të aplikohet orientimi në karrierë.