Mbyllet për qarkullim rruga R-129, Mitrovicë-Bajgorë

Mitrovica

Mbyllet për qarkullim rruga R-129, Mitrovicë-Bajgorë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 20:28
Rruga R-129, Mitrovicë-Bajgorë

Pas problemeve të përsëritura me rrugën R - 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë sonte gjatë gjithë natës dhe nesër paradite.

Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t'i neutralizojë.

Nesër opinioni do të njoftohet me kohë se kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgorë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat