Kryetari i Mitrovicës: U dhamë leksion atyre që s'e njohin Republikën e Kosovës

Mitrovica

Kryetari i Mitrovicës: U dhamë leksion atyre që s'e njohin Republikën e Kosovës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:37
Behgjet Pacolli dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për gjendjen në qytetin verior të Kosovës, pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

“Gjendja nuk është e mirë”, është shprehur Bahtiri gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në T7.

“Jemi të gjithë, edhe mekanizmi policor, edhe ai politik, të përqendruar në mënyrën më të mirë që të ruhet qetësia në këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë ai.

Bahtiri ka thënë se shpreson që situata nuk do të tensionet – “sepse nuk ka përse”.

“Njeriu që hyn pa leje në Republikën e Kosovës, duhet ta dijë që do të arrestohet”, është shprehur Bahtiri.

“U kemi dhënë një leksion atyre që nuk e njohin Republikën e Kosovës - ta dinë se Republika e Kosovës ekziston dhe organet e saj janë të gatshme të veprojnë në çdo moment”, ka deklaruar kryetari i Mitrovicës.

Duke folur për arrestimin e Gjuriqit, Bahtiri ka thënë se “Policia në mënyrë profesionale e kreu punën e vet”.

“Tani do të angazhohemi ta ruajmë qetësinë”, ka thënë Bahtiri. “Ftoj qytetarët ta ruajnë qetësinë”, ka porositur ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat