Brunçeviq kërkon siguri për boshnjakët në veri të Kosovës

Mitrovica

Brunçeviq kërkon siguri për boshnjakët në veri të Kosovës

Nga: A.M. Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:58
Mitrovica

Këshilli kombëtar boshnjak, Nusreta Brunçeviq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës  dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese dhe të i siguroj  popullit boshnjak në veri të Kosovës siguri juridike dhe ekonomike.

“Këshilli Kombëtar i Boshnjak shpreh keqardhje për situatën e  pafavorshme politike në veri të Kosovës.

Të mësuar  nga përvoja e së kaluarës se, në këtilla situatat politike të  tensionuara, u kryen një numër i madh i krimeve kundër boshnjakëve në mëhallën boshnjake në Mitrovicën e Veriut, mandej  edhe në  fshatrat boshnjake Vuço Llokva dhe Hrvaskë,  Këshilli Kombëtar Boshnjak shprehë

shqetësimi për jetën, lirinë dhe sigurinë e boshnjakëve dhe pronën e tyre në veri të Kosovës.

I  bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese dhe të i siguroj  popullit boshnjak në veri të Kosovës siguri juridike dhe ekonomike.

Gjithashtu ftojmë qytetarë të nacionalitetit serb dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës për mirëkuptim dhe solidaritet me boshnjakët të cilët këtu jetojnë me shekuj”, thuhet në reagimin e Brunçeviq.  

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat