Burg e gjobë për të akuzuarin që gjuajti me armë në dasmë

Mitrovica

Burg e gjobë për të akuzuarin që gjuajti me armë në dasmë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:01
Gjykimi i të akuzuarit për gjuajtje me armë dasmë

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit Jeton Hajdari.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë akuzon Jeton Hajdarin se në gusht të vitit 2013 ka shkaktuar rrezik të madh te njerëzit.

Sipas aktakuzës derisa i dëmtuari Halim Musa ka qenë i ftuar si mysafir në dasmë te familja e të pandehurit dhe janë nisur nga fshati Bare me krushqi për të marrë nusen në fshatin Broboniq të Mitrovicës dhe me të arritur në të njëjtin fshati i pandehuri nxjerr nga brezi revolen dhe shtien në ajër tri herë.

Tutje, sipas akuzës, nga pakujdesia e të pandehurit plumbi godet të dëmtuarin Halim Musa, i cili kishte qenë i ulu afër tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Më këtë i akuzuari kishte kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Paraprakisht në seancën fillestare të mbajtur sot në këtë Gjykatë i pandehuri Jeton Hajdari kishte pranuar fajësinë.

Pasi që aktakuza u lexua nga ana e prokurorit Shpëtim Peci, i akuzuari u deklarua se e pranon fajësinë duke shprehur kështu keqardhje për atë që kishte ndodhur.

I njëjti gjithashtu i premtoi Gjykatës që më nuk do të përsëris vepra të tilla, dhe duke treguar se tani me të dëmtuarin kishin raporte të mira familjare dhe shoqërore.

Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese edhe të pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, gjyqtari Bekim Veliqi shpalli aktgjykimin më anë të të cilit për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm  Jeton Hajdarin e dënoi 1 vit e dy muaj burgim.

Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej një viti nuk kryen tjetër vepër penale.

Po ashtu Jeton Hajdari u akuzua edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Për këtë vepër Gjykata i shqiptoi dënim me gjobë në shumë prej 1.200 euro, si dhe dënim plotësues konfiskim i armës./Kallxo.com/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat