31 vjeçari nga Mitrovica dyshohet se u var me litar, familjarët në gjendje të rëndë

Mitrovica

31 vjeçari nga Mitrovica dyshohet se u var me litar, familjarët në gjendje të rëndë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Diar Xhema, 31 vjeçar, u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë, mirëpo hetimet e para thonë se Xhema u vetëvra. I ndjeri punonte në argjendarinë e familjes së tij, ndërsa nuk dihen motivet që e çuan atë të kryente këtë akt.

Te dera e shtëpisë familja kishte vendosur karrikën për të pame.

Express ka qëndruar sot te familja e Diar Xhemës, por ata nuk kanë qenë të gatshëm të flasin lidhur me rastin.

Familjarët nuk kanë treguar nëse Diari ka pasur ndonjë problem, ose nëse ka vuajtur nga depresioni.

Vajza e hallës së Diarit tha shkurt se familja ka vendosur të mos prononcohet për media dhe rastin e tij e kanë lënë në dorë të organeve kompetente.

“Familjarët janë të shqetësuar, nuk janë në gjendje me fol për këtë situatë. Janë  organet kompetente që merren me këtë punë”, tha ajo.

Saipas saj, babai i Diarit është shqetësuar shumë dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po merret me sqarimin e rrethanave që mund ta kenë shtyrë Diarin deri të vetëvrasja.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se një person me inicialet D.XH., 31 vjeç nga Mitrovica, është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “ Gani Musa”.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Dyshimet e para tregojnë se viktima është vetëvrarë me litar.

Së fundmi rastet e vetëvrasjeve janë rritur në Kosovë dhe Komuna e Gjakovës po del të jetë më e prekur nga kjo dukuri. Ende nuk dihet numri i saktë i vetëvrasjeve për katër mujorin e parë të këtij viti në Kosovë, pasi fillimisht ato cilësohen si “vdekje e dyshimtë” dhe më pas konstatohen si vetëvrasje apo vdekje të natyrshme.

Motivet dhe rrethanat në të cilat janë kryer këto vetëvrasje janë të ndryshme.

Sidoqoftë, statistikat e policisë tregojnë se viti që ka pasur më së shumti vetëvrasje në tërë Kosovën është 2014-ta, me gjithsej 77.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat