Bahtiri: Rakiq nuk dëshiron ceremoni për hapjen e urës së Ibrit

Mitrovica

Bahtiri: Rakiq nuk dëshiron ceremoni për hapjen e urës së Ibrit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:04
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, ka folur rreth problematikave politike të kufijve administrativ në mes të dy komunave, veri-jug si dhe hapjes së urës së Ibrit.

Bahtiri tha se sa i përket kufijve administrativ çdo gjë është e qartë dhe nuk do të ketë dialog rreth kësaj çështje.

Edhe për hapjen e urës së Ibrit ai tha se problemi i vetëm qëndron tek mënyra e hapjes së saj.

Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta bëj hapjen me ceremoni ndërsa kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, dëshiron që ajo të bëhet pa ceremoni.

“Nuk besoj që ka probleme politike për tu hapur ura. Mendoj që dëshira e BE-së është që hapja e urës të bëhet me ceremoni, e Rakiq dëshiron që ajo të bëhet në mënyrë normale. Nuk ka problem tjetër. Asnjë centimetër nuk mund ta marr veriu. Absolut jo sepse vendimmarrja e lartë në Prishtinë është pajtuar me mendimin tim dhe si e tillë ka përfunduar dialogu në mes të këtyre dy gjërave, urës dhe kufirit administrativ. Nuk dëshiroj as të ketë dialog në mes të këtyre dy çështjeve”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat