Bahtiri: Nesër do ta rrënojmë një objekt 11 katësh pa leje në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri: Nesër do ta rrënojmë një objekt 11 katësh pa leje në Mitrovicë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 19:23
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nesër do ta rrënojë një objekt 11 katësh në Mitrovicën e Jugut që ishte ndërtuar gjatë mandatit të tij.

“Mitrovica? Kemi mbindërtime, shumë shtëpi pa leje që kanë qenë më parë, por kësaj radhe kemi një kompani që ka bërë një objekt disa katësh pa leje dhe ata do ta rrënojmë nesër”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine.

“Derisa unë jam kryetar, nuk do të shkelet ligji, jemi vonuar në proces se nuk kam pasë kompani të rrënimit dhe më ka dështuar disa herë”.

“Vetëm një objekt në Mitrovicë është pa leje, prej ardhjes sime, është 11 katësh dhe ai do të rrënohet nesër”.

I pari i Mitrovicës ka premtuar që ta bëjë këtë qytet më të vizituarin nga shqiptarët, dhe për këtë do që ta ketë përkrahjen e qytetarëve.

“Mesazhi im është që ta kem përkrahjen prej qytetarëve që të zbatohet ligji pikë për pikë për secilin”.

“Çdo nisje e projekteve apo diçka tjetër që e kanë shkelur ligjin do të rrënohen për arsye se qytetin e Mitrovicës do ta bëj qytetin më vizituar nga të gjithë shqiptarët”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat