Doli të jetë i rrejshëm paralajmërimi për bombë në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës.
Njoftimi duket që është dhënë nga disa fëmijë, ndërsa janë duke u hetuar shkaqet e njoftimit të rrejshëm.
Pak para orës 22:00, ekipet përkatëse nga Prishtina kanë dalë nga hapësirat e spitalit, ku nuk është gjetur ndonjë mjet eksplodues.
“Janë identifikuar fëmijët të cilët dyshohet se kanë paralajmëruar bombën në spital. Ata ndodhen në stacionin e policisë dhe jemi duke punuar në ndriçimin e shkaqeve të vërteta të këtij paralajmërimi të rrejshëm”, ka thënë zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti.
Një paralajmërim është dhënë në mbrëmjen e sotme për bombë të vendosur në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa pacientët dhe mjekët ishin evakuuar nga objekti i spitalit.