Thaçi: Me asnjë çmim nuk lejoj ndarjen e Mitrovicës

Mitrovica

Thaçi: Me asnjë çmim nuk lejoj ndarjen e Mitrovicës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ka thënë se ata që flasin për ndarje të Kosovës janë në agjendë të izolimit të Kosovës, por edhe në kuadër të agjendës së mundësisë për shtrirjen e ideologjisë joperëndimore në Kosovë, por nuk do të kenë sukses.

Thaçi tha se të gjithë janë pajtuar që dialogu duhet të vazhdojë dhe të marrin pjesë në takimin e 7 shtatorit, gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që instalon paqe në vendet tona.

Ai tha se ata që flasin për Trepçë, Ujman, Gazivodën dhe Mitrovicën, ua heq frikën se ato janë të Kosovës një herë e përgjithmonë dhe nuk ka njeri që i cenon.

“Në fund qytetarët e Kosovës do të vendosin me referendum për marrëveshjen. Quqarllau te unë nuk ekziston, ata që mundohen që quqarllaun e vet me ia bart dikujt tjetër nuk do të kenë mundësi”, tha Thaçi, duke shtuar se kur flet për korrigjim, flet për korrigjimin e padrejtësive që iu kanë bërë popullit shqiptar dhe zyrtarisht do ta shtrojë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën, por me asnjë çmim nuk do ta jap Mitrovicën.

“Nëse dikush mendon t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni ne jemi këtu, Albin Kurti e Isa Mustafa, ndoshta kanë mundësi operative por lufta ka përfunduar, e kemi fituar luftën", tha Thaçi.

Presidenti Thaçi shtoi se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur pasi jemi në ideologji të kundërta, por asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat