Digjet mali në Suhodoll të Mitrovicës, policia jep detaje

Mitrovica

Digjet mali në Suhodoll të Mitrovicës, policia jep detaje

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:17
Pamje nga Mitrovica

Një pjesë e malit në Suhodoll të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri, të shtunën.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se banorët e zonës përreth, kanë djegur shkurret dhe pastaj zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë masë me të gjerë.

Hoti ka konfirmuar, se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.

Sipas tij, ndezja e zjarrit nuk ka të bëjë me ndonjë aktivitet kriminal, apo etnik.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat