Pacolli dënon sulmin e taksistit shqiptar në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Pacolli dënon sulmin e taksistit shqiptar në veri të Mitrovicës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:00
Ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli

Ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin ndaj taksistit shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”, ka shkruar Pacolli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa ai po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.

Vlera e demit të shkaktuar në këtë incident që ka ndodhur dje është rreth 250 euro.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat