FSK jep detaje për bombën në shtëpinë e pjesëtarit të saj në Mitrovicë

Mitrovica

FSK jep detaje për bombën në shtëpinë e pjesëtarit të saj në Mitrovicë

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një mjet shpërthyes është gjetur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në veriun e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi  i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve.

“Është gjetur një mjet i pashpërthyer në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Lagjen e Boshnjakëve. Mjeti është larguar ndërkaq që hetimet rreth saj po vazhdojnë”, ka thënë Shala.

Detaje të tjera ende nuk dihen.

***

Në oborrin e një shtëpie në lagjen “Bosna” në veri të Mitrovicës është zbuluar një bombë e montuar.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 :30 të mesnatës së mbrëmshme.

Bomba ishte e montuar në një pemë afër shtëpisë, e cila është e banuar nga shqiptarë.

Polica e Kosovës dhe Njësia speciale kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta largojnë me sukses.

Mësohet se nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat