Bahtiri: Po punojmë që rinia të gjejë punë këtu, e jo në Gjermani

Mitrovica

Bahtiri: Po punojmë që rinia të gjejë punë këtu, e jo në Gjermani

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Agim Bahtiri

Interesimi i madh i qytetarëve për të punuar në Gjermani mori jehonë të madhe javën që lamë pas, pasi u panë shumë njerëz teksa prisnin në rend para një kompanie ndërmjetësuese në Prizren.

Por, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se do të bëjë gjithçka që rinia të gjejë punë në Kosovë e jo të kërkojë të largohet drejt shteteve evropiane.

Bahtiri u shpreh kështu gjatë ceremonisë së hapjes së dyqanit të pajisjeve elektroshtëpiake Neptun në Mitrovicë.

“Këtë vit do të realizohet dhe qendra tregtare tjetër që do t’i marrë dhe 540 punëtorë, që do të thotë do t’i afrohemi 1000-shit për me i shti në punë këtu, e jo me i çu në Gjermani”, tha Bahtiri.

Kujtojmë se ka dyshime për mashtrim për kompaninë ndërmjetësuese që u shfaq gjatë Panairit të Punës në Prizren.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat