Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në banesën sociale në Stantërg

Mitrovica

Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në banesën sociale në Stantërg

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:38
Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar mbledhjen e radhës të bordit të drejtorëve, me ç’rast është bërë e ditur se që nga dita e premte objekti i banimit social në Stantërg është i kyçur me energji elektrike

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me draft-rregulloren për taksat, tarifat dhe gjobat komunale, rregullore kjo që ka për qëllim të caktojë lartësinë e tyre për shërbime administrative të Komunës.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se përmes kësaj rregulloreje pothuajse të gjitha bizneset do të lirohen nga taksat komunale me përjashtim të 15 aktiviteteve afariste të përfshira në rregullore.

“Me këtë rast drejtori Gashi kërkoi edhe njëherë konfirmimin nga drejtoritë lidhur me të gjitha propozim-ndryshimet para se kjo rregullore të kalojë në Komitetin për Politikë dhe Financa e pastaj të procedohet për Kuvend”, shkruan në komunikatën e Komunës së Mitrovicës.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, i cili ka njoftuar të pranishmit për borxhet që banesat dhe lokalet i obligohen Komunës.

Beka ka bërë të ditur se tani e tutje do të merren të gjitha masat për subjektet afariste të cilat nuk i kryejnë obligimet e tyre brenda afateve të caktuara.

“Gjatë diskutimeve të shumta nga bordi i drejtorëve, u bë e ditur se pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve nga kryetari Agim Bahtiri, nga dita e premte objekti i banimit social në Stantërg tani më është i kyçur me energji elektrike”.

Ndërsa kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar angazhim maksimal të inspektorëve komunal dhe të gjithë faktorëve tjerë për parandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat