Studentët e Universitetit të Mitrovicës rrezikohen kur kalojnë rrugën

Mitrovica

Studentët e Universitetit të Mitrovicës rrezikohen kur kalojnë rrugën

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Mitrovicë

Studentët Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, çdo ditë po rrezikohen derisa po kalojnë rrugën për të hyrë në objekt.

Aty veturat kalojnë me një shpejtësi të madhe, ndërkohë nuk janë të vendosura zebrat.

Sekretari organizativ i Fakultetit të Inxhinierisë Ekonomike dhe Kompjuterike, Lavdim Hyseni, ka dërguar disa fotografi, duke treguar se studentët po rrezikohen gjatë kalimit të rrugës “Ukshin Kovaqica”. Kjo pasi askund nuk janë të vendosura zebrat për kalimtarë.

“Veturat po ecin me shpejtësinë e madhe, andej edhe është mirë që para se me ndodh ndonjë fatkeqësi, të reagohet dhe të vendosen zebrat”, ka thënë ai.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat