Tretman premtues për luftimin e kancerit të prostatës

Mjekësi alternative

Tretman premtues për luftimin e kancerit të prostatës

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 23:36
Ilustrim

Tretmanet e reja për trajtimin e kancerit të prostatës në fazat e hershme janë përshkruar nga kirurgët si “tërësisht transformuese”.

Ky trajtim, i testuar nëpër Evropë, përdorë laserin dhe ilaçe të përbëra nga një baktere që gjendet në thellësi të detit për të eliminuar tumoret, pa shkaktuar dëme të rënda anësore.

Testimet tek 413 meshkuj, të cilat janë publikuar në The Lancent Oncology, kanë treguar që afërsisht tek gjysma e tyre nuk kanë mbetur shenja të kancerit.

Impotenca dhe mos kontrollimi janë zakonisht efektet që pasojnë pas trajtimit të këtij lloji të kancerit me operacion dhe radioterapi.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë meshkuj nuk ndërmarrin asgjë në fazat e hershme të kancerit të prostatës.

Ndërsa sa i përket tretmanit të ri profesori Mark Eberton i cili ka testuar këtë teknikë në University College në Londër ka thënë që “kjo do të ndryshoj gjithçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat