Si ndihmojnë ushtrimet në parandalimin e kancerit?

Mjekësi alternative

Si ndihmojnë ushtrimet në parandalimin e kancerit?

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:03
Ka shumë kohë që thuhet që ushtrimet ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Shkencëtarët besojnë që kanë gjetur arsyen, madje kanë deklaruar që kjo mund të ndihmoj në zhvillimin e tretmaneve të reja.

Kripërat e acideve laktike – të cilat bëjnë që muskujt të rëndohen pas ushtrimeve – janë shtysa kryesore e përhapjes dhe rritjes se kancerit, kanë deklaruar ekspertët.

Doktori Inigo San Millan, nga Universiteti i Kalifornisë ka thënë që përmes këtij studimi hapet një rrugë tërësisht e re e kuptimit të kancerit ku acidet laktike luajnë rol kyç gjatë zhvillimit të tij.

“Shpresojmë që të alarmojmë komunitetin e studiuesve për atë që në mënyrë që të ndalojmë kancerin duhet të ndalojmë acidet laktike” ka thënë Millan.

Të gjeturat e këtij studimi tregojnë që acidet laktike ndikojnë në përgjigjen e sistemin imunitar ndaj kancerit, dhe ndihmojnë shpërndarjen e tumoreve.

Kur jemi duke bërë ushtrime muskujt përdorin glukozën për energji. Kur nuk ka oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur energjinë e nevojshme, trupi fillon të prodhoj acide laktike si produkt ndihmës. Kështu acidet laktike riciklohen për përdorim të mirë, duke përfshirë këtu shndërrimin e tyre në një karburant kryesor për trurin, muskujt dhe organet.

Këto rezultate mund të ndihmojnë në rekomandimin e dietave dhe ushtrimeve të reja për personat e prekur nga kanceri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat