Zhvillohet ilaç premtues për parandalimin e rritjes dhe shpërndarjes së kancerit të gjirit

Mjekësi alternative

Zhvillohet ilaç premtues për parandalimin e rritjes dhe shpërndarjes së kancerit të gjirit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një ekip i shkencëtarëve britanik kanë zhvilluar një ilaç prototip që mund të parandaloj rritjen dhe shpërndarjen e kancerit të gjirit.

Gjatë punës së tyre në laborator, kanë gjetur një proteine që quhet “lysyl oxidase” (LOX) e cila luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe shpërndarjen e kancerit.

Shkencëtaret kanë zhvilluar një ilaç i cili bllokon LOX, dhe tek testimet e zhvilluara tek minjtë është parë që ngadalëson sëmundjen.

Ata tani shpresojnë të krijojnë një medikament të përshtatshëm për ta testuar tek njerëzit.

Ky studim i ri, i cili është publikuar në “Nature Communications”, ka treguar që LOX promovon rritjen e tumoreve përmes receptorëve që quhen EGFR.

Bllokimi i LOX duke përdorë ilaçin e koduar si  “CCT365623”, ka ngadalësuar rritjen e tumoreve dhe ka ulur shpërndarjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat