Simptomat e demencës vaskulare, si të parandalohet ajo

Mjekësi alternative

Simptomat e demencës vaskulare, si të parandalohet ajo

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Demenca vaskulare është forma e dytë më e shpeshtë e demencës, pas sëmundjes Alzheimer. Kjo mund të ndodhë pas një goditjeje dhe përfshin simptoma të tilla si problemet e marrjes së vendimeve dhe vështirësitë në përqendrim.

Kjo lloj sëmundje prek 150.000 njerëz në Britaninë e Madhe, duke e bërë tipin e dytë më të përhapur të demencës.

Studiuesit më herët gjatë këtij viti kanë gjetur një lidhje të fuqishme ndërmjet gjendjes shëndetësore dhe goditjes në tru.

Ata kanë zbuluar se një në tri goditje rrezikojnë të vuajnë nga demenca brenda pesë vjetësh, derisa një në dhjetë persona do të vuajë nga problemet e trurit brenda 12 muajve.

Demenca vaskulare mund të shkaktohet nga goditja në tru.

Simptomat e demencës vaskulare paraqiten kur truri është në gjendje të dëmtuar për shkak të furnizimit me gjak.

Demenca vaskulare shkakton humbjen e memories dhe vështirësi në të menduar dhe të folur. Personi i prekur nga kjo sëmundje mund të ketë vështirësi me memorie, të folur dhe mundësinë për të perceptuar objektet në mënyrë të duhur.

Ndryshimi i disponimit po ashtu mund të jetë çelës i simptomave të gjendjes.

Sidoqoftë, simptomat dallojnë varësisht se cila pjesë e trurit është prekur.

Kjo mund të shkaktojë vështirësoi në të folur, dobësi, ose vështirësi në të parë.

Gjendja mund të jetë krijuar për shkak të sulmeve të vogla në tru, të cilat mund të dëmtojnë trurin. Për të funksionuar në mënyrë të rregullt, qelizat e trurit duhet të furnizohen në mënyrë konstante me gjak.

Por, nëse sistemi vaskular është i prekur, atëherë qelizat e trurit mund të dëmtohen dhe të vdesin.

Studiuesit po ashtu besojnë se prapa demencës vaskulare fshihen edhe faktorët gjenetikë.

Ndryshimet në stilin e jetës, aktivitetet fizike dhe mbajtja e tensionit të gjakut nën kontroll, mund të reduktojnë rrezikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat