Eliksiri shtëpiak për shëndet

Mjekësi alternative

Eliksiri shtëpiak për shëndet

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Kjo pije është ideale për ditët e ftohta kur jemi të ekspozuar ndaj ftohjeve të ndryshme.

Këtë lloj pijeje mund ta bëni në shtëpi, duke përdorur tri koka të mëdha hudhre, dy qepë, një rrepë, xhenxhefil, 8 deri në 10 speca djegës dhe 950 ml uthull molle.

Përzieni përbërësit me ndihmën e blenderit. Masën e përfituar vendoseni në një kavanoz dhe mbylleni mirë në frigorifer ose në temperaturë të dhomës.

Masën e përfituar përzieni çdo ditë për dy javë. Pas kësaj periudhe, derdhni lëngun diku tjetër dhe përdoreni çdo ditë duke pirë nga një ose dy lugë ashtu që fillimisht shpërlani fytin gjysmë minute dhe më pas e gëlltitni të tërin.

Nëse jeni të sëmurë, mund ta përdorni lëngun disa herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat