Tensioni i lartë, ky frut rrit shëndetin e zemrës

Mjekësi alternative

Tensioni i lartë, ky frut rrit shëndetin e zemrës

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Shumë persona të prekur nga hipertensioni kanë qarkullim të dobët të gjakut.

Tensioni i lartë i gjakut është një problem me të cilin përballen njerëzit, por ngrënia e rrushit mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Shumë persona të prekur nga hipertensioni kanë qarkullim të dobët të gjakut.

Sipas klinikës Mayo, gjysma e personave me hipertension të pa trajtuar vdesin nga sëmundjet e zemrës që kanë të bëjnë me qarkullimin e dobët të gjakut.

Sidoqoftë, konsumimi i rrushit të zi është zbuluar se përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Studimet tregojnë se rrushi i zi redukton stresin dhe përmirëson shëndetin vaskular te personat që normalisht marrin sasi të vogla të frutave dhe perimeve.

Po ashtu, ekstrakti i rrushit ka veti antivirale dhe është efektiv kundër gripit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat