Kërpudhat “magjike” shërojnë depresionin

Mjekësi alternative

Kërpudhat “magjike” shërojnë depresionin

Më: 1 janar 2018 Në ora: 19:17
Kërpudhat

Psilocybin, një përbërës psychedelic i kërpudhave “magjike” ka treguar rezultate premtuese në trajtimin e ankthit dhe depresionit.

Një studim i botuar kohët e fundit, i kryer nga hulumtuesit nga Kolegjit King në Londër, vërteton këtë fakt, duke treguar se pacientët e trajtuar me psilocybin kanë reduktuar simptomat e depresionit disa javë pas përdorimit.

Ajo që është më interesante është fakti se para dhe pas skanimit, ndryshimet e dukshme në aktivitetin e trurit, të cilat janë të lidhura me reduktim të ndjeshëm dhe të hershme në depresion.

Në studim janë publikuar rezultatet e hulumtimit që ka përfshirë 20 njerëz me depresion, të cilët kanë marrë dy doza të psilocybin, 10 mg dhe 25 mg në javë. 19 prej tyre janë kryer skanime të trurit para trajtimit dhe pas, si dhe pas dorëz së dytë më të lartë, dhe këto skanime hulumtuesit i përdorën për të krahasuar gjakderdhjen, por rrjedhat në pjesë të trurit.

Në bazë të skanimeve MRI është vërejtur një rrjedhje e reduktuar e gjakut në korteks, pjesa e trurit përgjegjëse për identifikimin e informacionit dhe toneve muzikore, por më e rëndësishme është se ka një rrjedhë të reduktuar të gjakut në amygdala, e cila i takon pjesës emocionale të trurit dhe vepron si një “alarm nervor” dhe merr kontrollin e sjelljes dhe emocionet njerëzore.

Pra, kjo amygdale e vogël në formë bajame ndihmon në përpunimin e përgjigjeve emocionale, frikës dhe stresit. Kërkuesit gjetën një lidhje të madhe midis reduktimit të rrjedhjes së gjakut dhe simptomave të depresionit.

Robin Karart Haris, udhëheqësi i studimit, tha se shumica e njerëzve pas kësaj terapie ndihen sikur kanë "resetuar" trurin.

 “Psilocybin me të vërtetë mund të ndihmojë njerëzit me depresion. Efekte të ngjashme janë arritur dhe me terapinë elektroinvulzive”, shtoi Harris.

Terapia elektrokonvulzive është një metodë për trajtimin e një numri të vogël të çrregullimeve të rënda psikiatrike.

Trajtimi kryhet ashtu që përmes trupit lëshohet rryma  me qëllim të nxitjes së sulmit epileptik. Sot ECT përdoret më shpesh në rastet e depresionit të rëndë ku metodat tjera të trajtimit nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.

Kërpudha psilocybin, e njohur si "magjike", rriten në mbarë botën.

Shkencëtarët britanikë studiojnë potencialin e psilocybin në rastet e depresionit të rëndë në njerëz që nuk i përgjigjen formave të tjera të trajtimit.

Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat