Ilaçi natyral që zhduk shenjat dhe rrudhat në kohë rekord

Mjekësi alternative

Ilaçi natyral që zhduk shenjat dhe rrudhat në kohë rekord

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:09
Foto Ilustrim

Të paturit e një fytyre të re dhe të tonifikuar është ëndrra e shumë personave, qoftë meshkuj apo femra. Janë të shumtë ata që investojnë jo pak para, për trajtime të kushtueshme, për të frenuar plakjen.

Por ekziston një recetë natyrale, e cila zhduk shenjat, njollat dhe rrudhat në kohë rekord, duke tonifikuar lëkurën dhe duke garantuar një pamje më të freskët.

Receta është ideale për të luftuar edhe njollat që shkaktohen nga ekspozimi në diell, por edhe ato që mbeten nga puçrrat.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të përzieni një lugë mjaltë, gjysmë luge arrë moskat, një lugë lëng limoni dhe gjysmë luge pluhur kanelle, shkruan noa.al.

Përziejini të gjithë përbërësit me njëri tjetrin, deri sa të krijohet një masë kremoze homogjene. Nëse lëkura është e ndjeshme, shtoni edhe pak mjaltë për të shtuar densitetin e kremit.

Masën e përftuar përhapeni në mënyrë uniforme në fytyrë, duke shmangur sytë dhe gojën. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët të bollshëm. Më pas aplikoni një krem hidratues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat