Gjendet në çdo kuzhinë, zbuloni produktin natyral për eliminimin e kallove në këmbë

Mjekësi alternative

Gjendet në çdo kuzhinë, zbuloni produktin natyral për eliminimin e kallove në këmbë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Kallot janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasoje e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta.

Faktorë të tjerë mund të përmendim keqformimin e kockave, aktivitetin sportiv, etj. Kanë një ngjyrë të verdhë dhe shkaktojnë dhimbje, veçanërisht gjatë kohës që ecni.

Sipas “shije.al”, ka një metodë perfekte për t’i eliminuar lehtësisht dhe në pak kohë. Për këtë ju mjafton vetëm një qepë. Qepa është e njohur për vetitë e saj kurative dhe vetitë antiseptike. Qepa ka aftësinë të zbusë lëkurën dhe të eliminojë kallot në pak ditë.

Mjafton të prisni një qepë përgjysmë dhe ta vendosni mbi kallo. Vishni çorapet dhe mbajeni përgjatë natës. Në mëngjes hiqeni atë. Përsëriteni këtë procedurë çdo natë për 1 javë rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat