Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Mjekësi alternative

Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:09

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit. Mund të përgatitni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore.

Ai është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).

Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterinës.100 gramë spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga veprimi i radikaleve të lira.

Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja. Për të përfituar nga të gjitha këto vlera që ai përmban, mjafton që spinaqin ta përdorni edhe në formën e smoothit.

Koha e përgatitjes: 10 minuta. Sasia: për 2 filxhanë.Përbërësit: 1 filxhan spinaq gjethevogël, ½ filxhan kastravec, i qëruar, 1 kërcell selino, e prerë, 1/2 banane e mesme, e prerë në copa, ½ filxhani copa ananas, i freskët ose i ngrirë, një gotë kos pa yndyrë.

Përgatitja: Hidh spinaqin, kastravecin, selinonë dhe 1/2 filxhan ujë në përzierësin elektrik. Gradoje në maksimum aparatin dhe përzieji përbërësit sa të bashkohen. Shto bananen, ananasin, kosin, shkruan noa.al. Përzieji sa të krijohet një masë kremoze dhe të krijojnë fluska të vogla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat