Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Mjekësi alternative

Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Më: 8 maj 2018 Në ora: 19:30
Foto Ilustrim

Sekreti i lëkurës së bukur dhe rinore nuk bazohet vetëm në përmbajtjen e kremrave të shtrenjta, por edhe në pijet natyrale të perimeve që nuk mund të aplikohen në lëkurë por duhet të konsumohen.

Më poshtë është receta e një lëngu të mrekullueshëm që ndihmon që të keni shëndet më të mirë, ushqen dhe hidraton lëkurën si dhe ndihmon me rregullimin e peshës trupore.

Për këtë ilaç mrekullibërës që do t’i japë lëkurës tuaj elasticitet dhe shkëlqim ashtu sikur edhe të gjithë komponentët që lëkura humbet me kalimin e viteve, ju keni nevojë për tranguj, selino dhe çaj organik të gjelbër.

Trangulli njihet për efektin qetësues dhe kjo i atribuohet vitaminës C por acidi silikik si një përbërës tjetër i trangullit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të muskujve të indit lidhës, transmeton Klan Kosova.

Kur trangulli shoqërohet me ujë, natyrisht që hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.I gjithë kompleksi i vitaminave B që gjendet në selino stimulon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe mban lëkurën të shëndetshme.

Në ndërkohë nivelet e larta të antioksidantëve, duke përfshirë vitaminat C dhe E, që gjenden në çajin e gjelbër ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Përbërësit:

2 tranguj të qëruar

4 kërcej të selinos

2 filxhanë të çajit të gjelbër organik

Përgatitja dhe konsumimi:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik) dhe përzieni mirë. Nëse është e nevojshme dhe e shihni se masa që e keni përgatitur është shumë e trashë, shtoni edhe pak ujë.

Konsumoni këtë pije sapo ta përgatisni të freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat